“The Herald Sun”: Riviera Shqiptare e mirë dhe e përballueshme!

“Doc Holiday Travel Co.” ka sugjeruar destinacionet më pak të populluara si Riviera Shqiptare, Arkipelagu i Maltës


Ekspertja e “Doc Holiday Travel Co.”, agjencia kryesore e udhëtimeve në Bentonville, SHBA, Dilvin Yasa beson se Italia do të jetë e mbipopulluar këtë verë për shkak të Lojërave Olimpike të Parisit dhe se turistët duhet t’i afrojnë udhëtimet e tyre në muajin maj, sipas të përditshmes australiane “The Herald Sun”.

Mbipopullimi është një problem i zakonshëm në destinacionet kryesore evropiane gjatë muajve të verës, prandaj rekomandohet gjithmonë që vendet si Italia apo Franca të vizitohen përgjatë prill-majit ose shtator-tetorit.

“Lojërat Olimpike të Parisit zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, kështu që duhet të vendosni për udhëtimin tuaj, me kusht që të niseni në fillim të majit, pasi ka të ngjarë të hasni turma të mëdha në qershor, që është edhe piku i sezonit”, tha Yasa.

“Doc Holiday Travel Co.” ka sugjeruar destinacionet më pak të populluara si Riviera Shqiptare, Arkipelagu i Maltës, Liqenet e Lazios, rajonet Langhe dhe Lombardi, Treviso dhe Urbino.

Shqipëria

Riviera Shqiptare është një alternativë e shkëlqyer dhe jashtëzakonisht e përballueshme (krahasuar me Rivierën Italiane), me plazhet e saj të pacënuara me ujërat bruz dhe peizazhin mahnitës me fshatra dhe rrënoja antike.

Vizitoni zonat bregdetare piktoreske të Ksamilit, Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut për të krijuar një ide se si mund të kalohen pushimet dhe bëni një udhëtim ditor në ishullin e Korfuzit, i cili është vetëm një orë larg me traget nga Saranda./ /a.i/

https://www.heraldsun.com.au/lifestyle/places-like-italy-but-less-crowded-and-cheaper/news-story/d72c09b657b5dcdb1e939f1faa171250

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!