Rruga “Ivant Schutz”, Veliaj: Albanalog dhe ambasador i marrëdhënieve Shqipëri-Hungari

Gergely Schutz, djali i albanologut të shquar, Istan Schutz falenderoi kryebashkiaku Veliaj për kujdesin e treguar


Një rrugë në Tiranë merr emrin e albanologut hungarez Istavn Schutz, Veliaj: “Një tjetër urë e marrëdhënieve speciale me Hungarinë”

Nga sot një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e albanologut të njohur hungarez, Istavn Schutz, i cili është vijues i traditës së albanologjisë hungareze. Në një ceremoni të veçantë, ku ishin të pranshëm edhe përfaqësues të ambasadës hungareze dhe familjarë të albanologut, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se emri i studiuesit Istavn Schutz i bën nder qytetit dhe kombit tonë.

“Jam vërtet i nderuar që me emërtimin e kësaj rruge nderojmë një njeri të madh si Istavn Schutz. Emri i tij i bën nder qytetit, kombit dhe gjuhës sonë. Është një tjetër urë e marrëdhënieve tona shumë speciale me Hungarinë. Ne mund të kemi fe të ndryshme, mund të jemi të ndarë në shtete të ndryshme, por ajo që na bashkon është gjuha”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ka ikur koha kur rrugët e Tiranës mbanin emrat e personave të dënuar. “Për të kuptuar se qyteti duhet të ndryshojë në infrastrukturë, duhet të ndryshojë edhe në kulturë. Rrugët nuk janë një moment për qoka, por për të respektuar ata njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin tonë”, shtoi Veliaj.

I dërguari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Ádám Lovassy, vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve. “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë nuk kanë qenë kurrë më mirë në dekadat e fundit. Por, për të qenë në majën e marrëdhënieve na duhen njerëz si Istavn Schutz. Unë mendoj se ai është një nga ambasadorët më të mirë të marrëdhënive mes dy vendeve dhe si diplomat i jashtëm i ngarkuar me punë në Shqipëri nuk mund ta imagjinoj një nder më të madh se sa emërtimi i një rruge me emrin e një studiuesi hungarez”, theksoi Lovassy.

Gergely Schutz, djali i të ndjerit albanolog, Istan Schutz falenderoi kryebashkiaku Veliaj për kujdesin e treguar për të vlerësuar një figurë të tillë. “Sot po flas këtu si djali i një babai. Një baba që e donte djalin e tij aq shumë saç donte kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë. Një baba, i cili solli fëmijët e tij këtu për ta parë dhe përjetuar personalisht. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan për t’u kthyer në Shqipëri, dhe gjithashtu faleminderit edhe për ju, Kryetari i Bashkisë Tiranë, që lejove këtë mrekulli të ndodhë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe zoti e bekoftë Hungarinë dhe zoti e bekoftë miqësinë me Shqipërisë dhe Hungarisë”, u shpreh ai.

Albanologu Istavn Schutz është dekoruar edhe me Urdhrin “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e tij të gjerë albanologjike.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.