Kujtim Laro ishte i madh si artist… por, edhe më i madh si Njeri!
Kujtim Laro, “Artist i Merituar”, mbetet një nga kompozitorët më unik në gjithë krijimtarinë e tij të pasur muzikore.
Nga Ilir Çumani
Kujtim Laro ishte i madh si artist… por, edhe më i madh si Njeri!
KUJTIM LARO, (Artist i Merituar), padyshim, mbetet një nga kompozitorët më unik në gjithë krijimtarinë e tij të pasur muzikore….
Veç këngëve të muzikës së lehtë shqiptare dhe krijime ne gjininë e veprave të ndryshme simfonike, ai ka lënë gjurmë edhe në muzikën e filmit, përmes kolanave muzikore në filmat më të njohur dhe të sukseshëm artistik shqiptar si:
“Lulëkuqet mbi mure”, “Në fillim të verës”, “Udha e shkronjave”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “I teti në bronx”, “Liri e vdekje”, “Nëntori i Dytë”, “Partizani i vogël Velo”, “Yjet e netëve të gjata”, “Vendimi”, “Fletët e bardha” dhe “Lule të kuqe, lule të zeza”, të cilat mbajnë firmën e krijimtarisë së Tij.
Ai është cilësuar nga profesionistët më të shquar të fushës si Ennio Morricone i muzikës së filmit Shqiptar.
Ishte dhe mbeti deri në fund të jetës i madh si artist, por edhe më i madh e më Njerëzor në modestinë e Tij, i cili, kurrë, por kurrë ndonjëherë nuk kërkoi famë e as tituj…