Shëtitje me kuaj në borë, Rama ndan pamjet nga Korça turistike
Korça ofron destinacione tërheqëse për vizitorët edhe përtej zonës urbane, me fshatrat karakteristike që nxisin turizmin alpin
E konsideruar si Parisi i vogël i Shqipërisë, Korça ofron destinacione tërheqëse për vizitorët edhe përtej zonës urbane, me fshatrat karakteristike që nxisin turizmin alpin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet sa elegante, aq edhe dinamike, të shëtitjeve me kuaj që dhurojnë fshatrat Polenë dhe Lavdar në Korçë.
Polena ndodhet 9 km në perëndim të qytetit të Korçës, në të djathtë të rrugës Korçë – Ersekë.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me pamjet sa elegante, aq edhe dinamike, të shëtitjeve me kuaj që dhurojnë fshatrat Polenë dhe Lavdar në Korçë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏
Posted by Edi Rama on Friday, January 19, 2024
Fshati qëndron si një ballkon natyral në këmbët e kodrave përmbi fushë, 850-900 m mbi nivelin e detit, duke u bërë atraksion turistik jo vetëm për kulinarinë e zonës dhe lakrorin tradicional, por edhe për natyrën tërheqëse për vizitorët.
Ndërsa fshati Lavdar ofron një tjetër tërheqje për vizitorët me Kishën e Shën Triadhës.
(ATSH)