Moti me dëborë, Rama: Mjekët dhe infermierët, në shërbim të qytetarëve edhe në zonat më të thella
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, falenderon mjekët dhe infermierët
Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e së shtunës disa foto nga zona të thella të Shqipërisë, ku mjekët dhe infermierët në këto ditë të motit me reshje bore, janë në shërbim të qytetarëve pavarësisht kushteve të vështira të motit.
“Mjekët dhe infermierët, në shërbim të qytetarëve edhe në zonat më të thella të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu falenderoi mjekët dhe infermierët të cilët në kushte të vështira atmosferike gjenden pranë qytetarëve në nevojë edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.
Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ministrja Koçiu vlerëson përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve duke treguar që sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë.
“Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, të cilët pavarësisht kushteve atmosferike, janë në shërbim të qytetarëve edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Faleminderit për përkushtimin tuaj”, shkruan Koçiu.