Rritja e bashkëpunimit dhe investimet, Mete pret Presidentin e Rajonit të Lombardisë

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë


Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali,. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, në veçanti me rajonin e Lombardisë, si edhe mundësinë për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, si dhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm.

Ministri tha se Shqipëria ofron mundësi investimi në shumë sektorë si energji, infrastrukturë, agrikulturë dhe veçanërisht në turizëm, i cili pati një performancë shumë të mirë gjatë vitit të kaluar, duke u kthyer në një prej fushave më atraktive për investimet.

Gjithashtu, Ministri Mete shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin proaktiv të Italisë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Lombardisë shprehu interesin për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë, duke e konsideruar vendin tonë tërheqës për sipërmarrjet italiane për të zgjeruar aktivitetin e tyre ekonomik.

Referuar të dhënave, volumi total i tregtisë mes Italisë dhe Shqipërisë për vitin 2023 ishte 3.5 miliardë euro. Po për vitin 2023, Italia renditet në vend të katërt sa i përket stokut të investimeve të huaja në vendin tonë, me një trend rritës në vitet e fundit. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 5767 biznese italiane aktive, me kapital të përbashkët ose tërësisht italian.

/rtsh.al/

Lexo më shumë nga

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.