Përkujtohen sot katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”, Veliaj: Kujtojmë për të mos harruar!
Më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:
“Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”.
Kujtojmë që më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.