Samiti në Shkup, Rama ndan pamje nga darka krah liderëve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga darka e mbajtur në Shkup,
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga darka e mbajtur të dielën në Shkup, ku ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka publikuar disa foto, krah liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE e SHBA, mes tyre Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama.
Rama ndodhet në Shkup, pasi më datë më 22 janar, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amidzhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.