Sezoni i ri turistik, Dredha: Vlora nis përgatitjet

Kryetari i Bashkisë takohet me Zana Çelën, Drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.


Bashkia e Vlorës ka nisur përgatitjet për sezonin e veror. Në këtë kuadër, Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetarë, Ermal Dredha, është takuar të dielën me Zana Çelën, Drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Kryebashkiaku Dredh, ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi dhe detaje mbi bashkëpunimin mes institucioneve qëndrore dhe dhe atyre lokale për një sezon veror sa më të suksesshëm, më të mirë se ai i vitit që shkoi.

“Kemi filluar përgatitjet për sezonin e ri veror. Natyrisht, përpos përmirësimit të infrastrukturës, jemi duke u kujdesur që dhe argëtimi, përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore, të ketë një vend të veçantë”, shkruan Dredha.

“Së bashku me Zana Çela, drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, shkëmbyem mendime mbi vijimin e bashkëpunimit për përditësimin e kalendarit të eventeve në aplikacionin “TEA”, që do të jetë udhërrëfyesi kryesor i ngjarjeve artistike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë”, shprehet ai.

“Pa mëdyshje, të zotuar me gjithë mundësitë e forcat tona, për të administruar një sezon veror edhe më të suksesshëm se ai i vitit që shkoi!”, përfundon Dredha.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…