Begaj viziton anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar

Kjo vizitë kryhet në kuadër të bashkëpunimit të fortë, miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë


Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus”, e cila ndodhet në ujërat shqiptare në afërsi të Durrësit.

Kjo vizitë kryhet në kuadër të bashkëpunimit të fortë, miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe si dy vende anëtare të NATO-s.

Shqipëria feston këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe përgjatë kësaj periudhe, përmes stërvitjeve të përbashkëta, pjesëmarrjes së përbashkët në misione, ka dëshmuar që është një anëtare e denjë e Aleancës.

Presidenti u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe Ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

Në bordin e anijes Presidenti u prit nga Komandanti dhe ekuipazhi.

Presidenti Begaj falënderoi Komandantin e anijes për vizitën në Shqipëri, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë.

Gjatë vizitës në anijen ushtarake britanike, Presidenti Begaj pa nga afër shërbimet dhe kapacitet e saj.

(Marrë nga ATSH)

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.