Kontributi i Kinës në Davos për rindërtimin e besimit, forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike globale

Takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror po zhvillohet në Davos nga data 15 deri ne 19 janar 2024.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror po zhvillohet në Davos nga data 15 deri ne 19 janar 2024. Në frymën e Davos-it, Forumi i Hapur synon të stimulojë dialogun midis liderëve të mendimit për çështje që variojnë nga strukturat aktuale politike, ekonomike dhe shqetësimet gjeopolitike, deri te problemet mjedisore, sfidat e lidershipit, etj. Forumi Ekonomik Botëror 2024 është mbledhur nën temën “Rindërtimi i besimit” duke theksuar lidhjen midis unitetit global dhe një të ardhmeje të lulëzuar për të gjithë. Kryeministri Li bëri një propozim prej pesë pikash për rindërtimin e besimit, forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike globale.


Kryeministri kinez Li Qiang në një drekë punë gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror(Foto:Xinhua)

Së pari: dhe e rëndësishme është domosdoshmëria për të forcuar koordinimin e politikave makroekonomike për të ndërtuar sinergji më të mëdha për rritjen globale. Përballë krizave globale, përgjigjet e fragmentuara dhe të ndara vetëm sa do ta bëjnë ekonominë botërore më të brishtë. Si e tillë, është thelbësore që, në krijimin dhe zbatimin e politikave makro, vendet në mbarë botën, veçanërisht ekonomitë kryesore, të rrisin dialogun dhe komunikimin; të marrin masa më të koordinuara dhe efektive; të mbështesin me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh; të përmirësojnë së bashku qeverisjen ekonomike globale, dhe nxisin nxitës të rinj të rritjes globale.

Së dyti: forcimi i specializimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar industrial për të mbajtur zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit të qëndrueshëm. Shifrat tregojnë se nga viti 2020 deri në vitin 2022, çdo vit ka pasur mesatarisht mbi 5.400 masa të reja diskriminuese tregtare dhe investimesh në mbarë botën, një numër i cili është gati dyfishuar krahasuar me periudhën para pandemisë. Çdo pengesë ose ndërprerje e zinxhirëve të furnizimit ngadalëson ose bllokon rritjen e ekonomisë botërore. Kjo rrezikon jo vetëm efikasitetin e zhvillimit, por gjithashtu shkakton rreziqe të tjera ekonomike dhe probleme sociale. Ajo që me të vërtetë i shërben interesave të përbashkëta të të gjithëve është respektimi i plotë i ligjeve të specializimit ndërkombëtar industrial, avancimi i liberalizimit, lehtësimi i tregtisë dhe investimeve, forcimi i lidhjeve të bashkëpunimit, rritja e përfitimit të ndërsjellë, rritja e qëndrueshme e industrisë globale. dhe zinxhirëve të furnizimit.

Së treti: forcimi i shkëmbimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në shkencë dhe teknologji për të përfituar më mirë njerëzimi me përparimet teknologjike. Raundi i ri i revolucionit teknologjik dhe i transformimit industrial ka krijuar një marrëdhënie të re “bashkëpunimi” midis vendeve. Për të mbajtur konkurrencën të shëndetshme dhe për të nxjerrë në pah vitalitetin më të madh, mënyra e vetme është rritja e bashkëpunimit në inovacion. Frytet shkencore dhe teknologjike duhet të përfitohen nga njerëzimi në tërësi, dhe jo të bëhen një mjet për të kufizuar ose frenuar zhvillimin e vendeve të tjera. Vendet duhet të avancojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në shkencë dhe teknologji dhe të punojnë së bashku për një mjedis të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë dhe për të thyer barrierat që kufizojnë rrezikun e forcave të ndryshme të inovacionit.


Kryeministri kinez Li Qiang viziton Irlandën (Foto:Xinhua)


Sonda hënore e Kinës(Foto:VCG)

Së katërti: forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e gjelbër për të trajtuar në mënyrë aktive ndryshimet klimatike. Njerëzimi ende përballet me shumë sfida në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe me karbon të ulët. Bisedimet për nevojën për një bashkëpunim më të fortë në mirë administrimin e ndryshimeve të klimës shoqërohen shpesh me veprime të ngritjes së barrierave për tregtinë e gjelbër. Është e rëndësishme që vendet të mbështesim parimin e përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara, të koordinojne më mirë strategjitë e zhvillimit të gjelbër, të heqin barrierat e ndryshme në këtë fushë dhe të punojnë së bashku për një tranzicion të plotë drejt një ekonomie dhe shoqërie më të gjelbër.

Së pesti: i një rëndësie të madhe është dhe forcimi i bashkëpunimit Veri-Jug dhe Jug-Jug për të ndërtuar një ekonomi botërore universalisht të dobishme dhe gjithëpërfshirëse. Vitet e fundit, probleme si hendeku Veri-Jug, divergjencat në rimëkëmbje dhe ndarja teknologjike janë bërë më të mprehta. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore për këtë vit, të ardhurat mesatare në më shumë se një të tretën e vendeve me të ardhura të ulëta do të qëndrojnë nën nivelin e vitit 2019. Kina beson se përfitimet duhet të jenë të ndërsjella. Zhvillimi i vërtetë dhe i mirë është zhvillim për të gjithë. Të gjitha vendet duhet të punojnë që të zbatojnë plotësisht agjendën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara 2030 për një zhvillim të qëndrueshëm. Vendet duhet të punojnë bashkë për të tejkaluar boshllëqet e zhvillimit dhe krijojnë pika të reja bashkëpunimi në fusha të tilla si zbutja e varfërisë, siguria ushqimore dhe industrializimi në mënyrë që të përfitojnë njerëzit e të gjitha vendeve.

Ekonomia kineze po bën progres të qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të japë një shtysë të fortë për ekonominë botërore. Gjatë viteve të fundit, Kina ka qenë një motor i rëndësishëm i zhvillimit global dhe tani po avancon modernizimin kinez në të gjitha frontet përmes zhvillimit me cilësi të lartë. Ndër vite, kontributi i saj në rritjen ekonomike botërore ka qëndruar në rreth 30 për qind. Në vitin 2023, ekonomia kineze u rimëkëmb dhe tregoi një rritje të PBB prej rreth 5.2 përqind, më e lartë se vendet e tjera të zhvilluara. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka krijuar, pas vitesh zhvillimi, baza të qëndrueshme të ekonomisë së saj. Kina është i vetmi vend me industri në të gjitha kategoritë në klasifikimin industrial të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu tregu kinez, me hapësirën e tij të madhe dhe thellësinë në rritje, do të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës agregate globale. Në Kinë, tani ka mbi 400 milionë njerëz në grupin e të ardhurave të mesme, dhe numri pritet të arrijë në 800 milionë në dekadën e ardhshme apo më shumë. Për një gamë në rritje produktesh dhe shërbimesh, fokusi i kërkesës së konsumatorit po zhvendoset nga sasia në cilësi, gjë që do të gjenerojë forcë të fortë shtytëse për përmirësimin e konsumit. Vlera e shtuar e industrisë së prodhimit të Kinës përbën rreth 30 për qind të totalit në nivel global, duke u renditur e para në botë për 14 vjet rresht. Për sa i përket kapacitetit të inovacionit, kontributi i Kinës në kërkim dhe zhvillim, në investimet në sektorin e teknologjisë së lartë është rritur me ritme dyshifrore për disa vite me radhë. Kina tani ka rreth 400.000 ndërmarrje të teknologjisë së lartë.

Foto:VCG

Kina po avancon në modelin e saj të modernizimit në të gjitha frontet nëpërmjet zhvillimit me cilësi të lartë. Ofrimi i modernizimit për më shumë se 1.4 miliardë njerëz do të jetë një arritje e jashtëzakonshme në historinë njerëzore. Tipari më i spikatur i modernizimit kinez është gjithëpërfshirja e tij. Të gjithë bashkohen në lëvizje. Nuk është një politikë që është përcaktuar dhe zbatuar vetëm nga qeveria. Në fakt, të gjithë në Kinë e kuptojnë se modernizimi do të sjellë shumë përfitime për njerëzit dhe për vendin. Dhe të gjithë marrin pjesë në atë proces zhvillimi. Modernizimi kinez është modernizimi i zhvillimit paqësor, i cili ndihmon në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë njerëzimin. Kina synon të zgjerojë hapësirën e tij të zhvillimit me hapje të standardeve të larta dhe integrim më të thellë në ndarjen dhe bashkëpunimin industrial global, gjë që e bën modernizimin kinez një mundësi të re për botën. Kina mbetet e vendosur fort për hapjen e saj, duke krijuar kushte të favorshme që bota të ndajë mundësitë e saj. Aktualisht, Kina është një partner kryesor tregtar i mbi 140 vendeve dhe rajoneve.

Kina do të qëndrojë e përkushtuar ndaj politikës themelore kombëtare të hapjes së dyerve të saj akoma më gjerë ndaj botës. Zgjedhja e tregut kinez nuk është një rrezik, por një mundësi. Turneu i fundit i vizitave të Kryeministrit të Kinës në Irlandë dhe në Zvicër tregoi për bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë dhe hapjen e vendit. Të dy vendet, Kina dhe Zvicra, ranë dakord të përshpejtojnë bisedimet për të përmirësuar marrëveshjen e tyre të tregtisë së lirë dhe për të thjeshtuar procedurat e vizave për udhëtimin midis dy vendeve. Qeveria zvicerane tha në një deklaratë, se të dy palët diskutuan marrëdhëniet e thella dhe të gjera dypalëshe, të karakterizuara nga dialogu për rreth 30 çështje, si dhe për një sërë çështjesh aktuale ndërkombëtare. Kina nuk largohet nga marrëveshjet, nuk tërhiqet nga organizatat, as nuk kërkon nga vendet e tjera të zgjedhin anë dhe është gjithmonë një mbështetëse e vendosur e multilateralizmit, ka nënvizuar Kryeministri kinez Li Qiang në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Burimi: CRI.CN

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.