Dy turistët zviceranë u shpëtuan në Malin e Korabit, Ambasadorja Huber: Mirënjohës për misionin e shkëlqyer të shpëtimit
Dy turistë zviceranë u shpëtuan sot nga një ortek dramatik ne Malin e Korabit.
Dy turistë zviceranë u shpëtuan sot nga një ortek dramatik ne Malin e Korabit.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vizitoi ata në Spitalin e Traumës për të siguruar që të marrin të gjithë mbështetjen që i nevojitet për një shërim të shpejtë.
Huber tha se, “jemi shumë mirënjohës për misionin e shkëlqyer të shpëtimit nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës”.
Ajo shprehu falënderime të veçanta për: Ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Policinë e Shtetit për drejtimin e përpjekjeve; KFOR për dërgimin e helikopterit që transportoi vizitorët për në Spitalin e Traumës në Tiranë; Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës dhe për anëtarët e komunitetit nga fshatrat e afërta.