BSH: Bankat synojnë të zgjerojnë kreditimin për investime në 2024-ën

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit mbi kreditimin


Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin të jenë më akomoduese në politikat e kreditimit për zgjerimin e investimeve, si edhe në mbështetjen e ushtrimit të aktivitetit të bizneseve të vogla e të mesme.

Banka e Shqipërisë publikoi raportin e vrojtimit mbi kreditimin, sipas të cilit, “bankat presin që për kreditë e bizneseve në financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, si edhe për kreditë për biznesin e madh, bankat presin të ndjekin një përqasje disi më konservatore për tremujorin e parë të vitit 2024″.

Po ashtu, thekson BSH-ja, standardet e kreditimit priten të shtrëngohen disi edhe në kreditë për individët, kryesisht në ato për blerjen e banesave.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi nga bizneset pritet të jetë më e lartë në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit dhe për çdo lloj qëllimi përdorimi.

Kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë po ashtu në rritje, si për mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe për financimin e blerjeve të banesave.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…