Peleshi: Forcat Speciale, stërvitje me kolegët e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar
Forcat Speciale kryen stërvitje me kolegët e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar.
Forcat Speciale kryen stërvitje me kolegët e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, “operatorët e batalionit të Forcave tona Speciale u përfshinë në skenarët stërvitorë të Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar, që po zhvillon manovra në pjesën lindore të Detit Mesdhe”.
Peleshi ndau pamje nga stërvitja teksa theksoi se, “trupat tanë zhvilluan një stërvitje familjarizuese me kolegët e tyre të Marinës Mbretërore dhe ekuipazhet e dy helikopterëve Merlin, të cilët më herët kryen edhe një fluturim përshëndetës mbi sheshin Skënderbej”.