Shqipëria në panairin global të turizmit “FITUR Madrid”, Rama pritet nga Sánchez

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Madrid nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.


Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Madrid nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid”.

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dyditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigant të turizmit “FITUR, Madrid”.

Kryeministri Rama u mikprit nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, takim që u pasua nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve.

Në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë: kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi dhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi.

Ditën e nesërme, kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.