Kumbaro: Këshilli i Statistikave në Turizëm, organizim i ri për përpunimin e të dhënave
Ministrja e Turizmit mori pjesë sot në takimin e parë të Këshillit Ndërinstitucional të Statistikave në Turizëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në takimin e parë të Këshillit Ndërinstitucional të Statistikave në Turizëm.
Kumbaro tha se ky këshill është një organizim i ri, që do të na ndihmojë në përpunimin e të dhënave.
“Së bashku me Fondin e Shqiptar të Zhvillimit, Bankën e Shqipërisë, INSTAT, me Ministrinë e Brendshme dhe një sërë institucionesh të tjera do të bashkëpunojmë për ndërtimin e një sistemi të unifikuar ndërkombëtar – Tourism Satellite Account – një projekt ambicioz, në harmoni me Strategjinë e Re të Turizmit 2024-2030 dhe me përmirësimet e fundit ligjore, për të pasur të dhëna të kohë reale dhe të aksesueshne në çdo moment”, theksoi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
Kjo metodologji e re e statistikave në turizëm do të përafrohet me metodologjinë ndërkombëtare të miratuar nga Organizata Botërore e Turizmit.