Mete takim me Wisner: Qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner.


Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin.

Mete u shpreh se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe si aleatë në NATO.

Në këtë drejtim, i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Wisner shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, e cila në buxhetin e vitit 2024 për sektorin e mbrojtjes arriti për herë të parë 2% të GDP-së si angazhim ndaj NATO-s.

Gjithashtu, Wisner rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet një marrëveshje e re me Qeverinë Shqiptare për një sërë projektesh.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…