Britanikja “Ladbible”: “Raynair” pret mbi 3 milionë turistë në 2024 në Shqipëri
Linja ajrore buxhetore, e drejtuar nga CEO, Michael O’Leary, njihet për tarifat e saj të ulëta në çdo cep të kontinentit evropian.
Kompania ajrore “Ryanair” e cila ofron çdo ditë fluturime, ju mundëson të shijoni pushime në të gjithë Evropën dhe madje edhe në Afrikën veriore, shkruan Tom Earnshaw në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Ladbible”.
Linja ajrore buxhetore, e drejtuar nga CEO, Michael O’Leary, njihet për tarifat e saj të ulëta në çdo cep të kontinentit evropian.
Dhe ndërsa muajit janar po i vjen fundi, kompania ka njoftuar se po zgjeron linjat e saj.
Rruga më e re të çon në atë që njihet si ‘Maldivet e Evropës’.
‘Maldivet e Evropës’ i referohet fshatit Ksamil në vijën bregdetare shqiptare.
Vizitoni Ksamilin dhe do të zbuloni plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristaltë dhe një mot të këndshëm, të gjitha në një paketë të vetme të parajsës.
“Ryanair” ka rritur aksesin e saj në Shqipëri këtë javë, me gjashtë linja të reja të shpallura nga Britania e Madhe drejt kryeqytetit të saj, Tiranë.
Udhëtimi në Ksamili zgjat katër orë me makinë nga Tirana.
Gjenden tre plazhe kryesore në Ksamil, secili prej tyre mahnitës.
Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu udhëtime të shpejta jashtë kontinentit drejt ishujve që ndodhen aty pranë, më i famshmi prej të cilëve quhet ‘Ishujt e Ksamilit’.
Një qytetare britanike që vizitoi së fundmi fshatin tregoi se sa kushtonte qëndrimi atje. Ajo tha:
“Ne rezervuam një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 190 paund për gjashtë netë”, tha ajo.
“Është një vend i shkëlqyeshëm për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme aty pranë”, shtoi ajo.
Ju mund të hipni në një traget për vizituar qytetin bregdetar të Sarandës, 25 minuta larg nga Ksamili.
“Jam këtu në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Këtë mëngjes ne shpallëm gjashtë linja të reja për verën e 2024 që lidhin Tiranën me Barin, Birminghamin, Bristolin, Budapestin, Marsejën dhe Vjenën”, tha CEO O’Leary.
“Po shohim një rritje të madhe në sekorin e turizmit shqiptar dhe presim të transportojmë tre milionë pasagjerë në vitin 2024″, tha ai.