“Lulet e bardha”
“Bardhësia e bërë si vello të paska përqafuar fort, Të bardhë si bluza e mjekut që veshe që në rini”
Nga Përparim Kalo
“Lulet e bardha”
Me lule të bardha u vesh gjithshka për të përcjellë
E nga qielli u zhduk krejt papritur çdo re e zezç,
Të bardhë pëllumbi i paqes dhe engjëjt, jo për rastësi,
Të bardhë si bluza e mjekut që veshe që në rini.
Bardhësia e bërë si vello të paska përqafuar fort
Madje të paska mbështjellë edhe zemrën e ngrohtë.
Nuk deshe të preheshe lart, ku ënderrojnë ca të gjallë
Në ndonjë konstelacion të largët me yje të rrallë,
Në vend të tij zgjodhe të flesh mes lulesh trëndeline,
Aty ku u përkunde për herë të parë, në vendlindje.
Kjo është një poezi e ndjerë për xhaxhain e tij, Prof.Dr. Isuf Kalo.