Media serbe: Bashkia Tiranës ndërton palestrën e shkollës në Bujanoci, në Luginën e Preshevës
N1: Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ia premtoi paratë kryetarit të Kuvendit të qytetit të Bujanocit, Enver Ramadanit tetorin e kaluar.
Media e njohur serbe, N1, duke iu referuar Agjencisë së Lajmeve, BETA, në një artikull të saj, shkruan për ndihmen prej shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore, në Bujanoc, një qytet që ndodhet në Luginën e Preshevës, në Serbi.
ARTIKULLI I PLOTË
Bashkia e qytetit të Tiranës i dha qytetit jugor serb të Bujanocit më shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore.
Pagesa nga kryeqyteti i Shqipërisë është konfirmuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, raportojnë mediat lokale. Bujanoci ka një popullsi të madhe etnike shqiptare.
“Qyteti i Tiranës, pra kryetari Erion Veliaj i ka transferuar 550 mijë euro komunës së Bujanocit për të ndërtuar një palestër. Faleminderit Tiranë”, tha Arifi duke shtuar se për projektin do të shpallet tender.
Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ia premtoi paratë kryetarit të Kuvendit të qytetit të Bujanocit, Enver Ramadanit tetorin e kaluar.