Shoqata “Ilinden” i dhuron Kuvendit albumin fotografik me veshjet kombëtare të pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri
Gjithashtu, i dorëzoi Bibliotekës së Kuvendit broshurën e grupit të punës së minoriteteve sllave pranë FUEN dhe gazetën ” Ilinden”
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dhuroi Bibliotekës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë botime të gazetës maqedonase “Ilinden” dhe botime të tjera të botuara nga shoqata.
Pas donacionit të mëparshëm, shoqata dhuroi numrat e rinj të gazetës nga 57 deri në 60, albumin fotografik me “Veshjet popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë” në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe broshurën e Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në FUEN, i cili për herë të parë botohet në gjuhën maqedonase, dhe për herë të parë në alfabetin Kirilik dhe disa botime të tjera të reja.
Më parë, përveç botimeve të gazetës, broshurat “Rezolutat e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë – votuar nga FUEN dhe “Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë” të shtypura në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Pjesë e donacioneve të deritanishme janë kartolinë me kostume popullore të maqedonasve etnikë në Shqipëri, në të cilën janë vendosur 10 foto të maqedonasve të veshur me kostume popullore, gjashtë nga Golloborda, dy nga Gora dhe nga një nga Vërniku dhe Prespa, me tekst në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Shoqata shpreh një falenderim të veçantë për Lindita Nikollën, Kryetare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila pranoi kërkesën për donacione për Bibliotekën, si dhe falenderon Lidra Bushatin, Drejtoreshë e Shërbimit të Botimeve dhe Bibliotekës së Kuvendit për bashkëpunimin e shkëlqyer.