Kryediplomati turk: Këshilli i partneritetit strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme

Ministri për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë


Ministri për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, u shpreh se brenda vitit 2024 do të zhvillohet këshilli i parë strategjik mes dy vendeve, ndërsa shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.

Në një deklaratë për mediet, në krah të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, kryediplomati turk bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për çështjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës në Gaza si dhe për çështjen e Fetullah Gulen.

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në sektorë të ndryshëm dhe kemi marrëdhënie shumë të mira. Kemi pasur mundësi të marrim pjesë në projekte të përbashkëta. Kemi bërë një takim frytdhënës dhe do të vijojmë takimet dhe me Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimeve do të fokusohemi tek marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe rritjen e tyre edhe më tej”, tha Fidan.

“Turqia e Shqipëria janë të lidhura shumë fort nga ana historike, të pashkëputshme. Për këtë ka ndihmuar solidariteti i pashembullt mes Presidentit tonë dhe Kryeministrit Rama”, shtoi ai.

“Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha, si tregti, diplomaci, rajon, edukim, teknologji, bujqësi, turizëm, investime reciproke…etj. Ka shumë fusha ku do të vijojmë bashkëpunimin, siç është njohja e patentave, vizat…etj”, tha Fidan.

“Brenda 2024 duam të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të shkojë në 2 miliard dollarë brenda këtij viti. Dje patëm bisedime me biznesmenët turq, për të parë fushat ku mund të investohet në Shqipëri. Bashkëpunimi që kemi aktualisht nuk është sa kapaciteti që kemi. Kemi më shumë mundësi për të bashkëpunuar. Për këtë edhe qarqet e biznesit duhet të tregojnë angazhim”, tha ai.

Fidan shtoi se gjatë takimit me Ministrin Hasani janë zhvilluar diskutime për luftën kundër terrorizmit, çështjet rajonale.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.