Sadik Kaceli, peneli i artë!

Sadik Kaceli, si një artist multidimensional, i ka trajtuar të gjitha teknikat dhe gjinitë e pikturës


Nga Dash Frashëri

“Artist i Merituar” , “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Qytetar Nderi” i qytetit të Klosit si dhe “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Ky është Sadik Kaceli (1912-2000)! Një nga etërit themelues të Arteve Pamore në Shqipëri.

Sadik Kaceli, si një artist multidimensional, i ka trajtuar të gjitha teknikat dhe gjinitë e pikturës. I ndarë nga jeta në moshën 88 vjeç, më 24 dhjetor 2000, ai la me qindra punë të bukura.


Sadik Kaceli, autoportret


Sadik Kaceli, autoportret

Kaceli është një ndër themeluesit kryesorë të institucioneve të rëndesishme artistike si Galeria Kombëtare e Arteve, Liceu Artistik, etj.


Liceu Artistik “Jordan Misja”, 1956. Midis tyre edhe Sadik Kaceli

Ai është autori i Stemës së Republikës si dhe i estetizimit të flamurit tonë kombëtar në vitin 1945.

Është i pari grafist shqiptar që ka realizur gravurat artistike me gdhendjet në linoleum, në dru dhe në zing.


Sadik Kaceli, autoportret. Gdhendje në zink


Sadik Kaceli: “Kërcimtarja”


Sadik Kaceli: “Tregëtia e femrave”

Djali i tij, piktori Buron Kaceli, ka ndërtuar edhe studion-muze të Sadik Kacelit.

***

Sadik Kaceli u lind më 24 mars 1912, në një familje tradicionale tiranase.

I dashuruar me vizatimin dhe pikturën qysh në moshë të vogël. Nuk e ndante kurrë lapsin dhe fletën e bardhë. I pari që e pikasi talentin e Sadikut ishte mësuesi Ethem Tabaku, pikërisht kur Kaceli i vogël vizatoi Skënderbeun në dërrasën e zezë.

Pas fillores, Sadiku ndoqi Shkollën e Mesme Teknike të drejtuar nga amerikani Harri Fulc, ku u mor edhe me ilustrimet e gazetës së shkollës.

Në vitin 1932 u hap në Shqipëri, Shkolla e Vizatimit. Asokohe, Sadiku ishte 20 vjeç.

Një nga njerëzit që ka ndikuar drejtpërdrejt në formimin artistikSadik Kacelit ishte ushtaraku-piktor, Mario Ridola, drejtori themelues i “Shkollës së Vizatimit” të Tiranës, shkollë e cila do të luante një rol tepër të rendesishëm në zhvillimin e arteve pamore të vendit tonë. Në shkollën e vizatimi ishte dhe piktori i famshëm i asaj kohe, Andrea Kushi. Studoi në këtë shkollë deri në vitin 1936.


Mario Ridola, foto nga Sadik Kaceli


Vizatime nga djaloshi Sadik Kaceli, të realizuara në “Shkollën e Vizatimit” të Tiranës

Shumë piktura të Sadikut, si “Myzeqari”, “Portreti i Mixhës”, dhe qindra vizatime u botuan në shtypin e kohës.

Sadik Kaceli ndoqi më pas Akademinë e Arteve të Bukura në Paris, në Francë, në vitin 1936, ku në arkivën personale spikat edhe kjo letër e piktorit të madh francez, Henri Matisse, i cili i rekomandon të studiojë në Akademinë private të Andre Lotte. Sadiku regjistrohet edhe në atelienë e mjeshtrit Fernand Sabatte dhe më pas edhe në atelienë e gravurës, me profesorin e famshëm, Ducad de Haille.

Atje fitoi Medaljen e Artë në konkursin e Shkollës Superiore të Arteve të Bukura të Parisit ndërmjet studentëve piktorë dhe arkitektë të k[saj shkolle, me një portret nga antikiteti.


Portret i Sadik Kacelit,  realizuar gjatë periudhës studentore në Paris nga një skulptor japonez

Nudot e bukura klasike, të realizuara në Francë, nuk mund të mos ishin edhe në telajot e Sadik Kacelit, si te çdo piktor në botë.

”Burimi”, realizuar nga Kaceli gjatë periudhës që studionte në Paris dhe ekspozuar atje në ekspoziten e famshme ”Artistes Independants”, në vitin 1940.

***

Pas kthimit nga Franca, Kaceli punon si mësues në Gjimnazin e  Shtetit, në  Tiranë (Foto viti 1942), ndërkohë që dëshironte të studionte në  Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, në Itali, për t’u specializuar për afreske.

Në vitin 1946 nisi punën si pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku dha mësim për një periudhë 30-vjeçare.

“Të katër vitet e Liceut Artistik (1948- 1952), profesor të vizatimit dhe të pikturës kam patur prof. Sadik Kacelin. Edhe nga një distancë kaq e largët kohore, asgjë nuk mund të fashitet nga mirënjohja dhe respekti për njeriun me shpirt të vërtetë artisti, për pedagogun e shkëlqyer e tolerant, për humanizmin e tij thellësisht të natyrshëm”, shkruan piktori tjetër i mirënjohur,  Ksenofon Dilo.

“Sadik Kaceli është ndër piktorët me kontribut të veçantë në krijimin e Pikturës së Re Shqiptare, themelimin e Shkollës Kombëtare dhe modernizimin e saj. Solli profesionalizëm përvetësuar në kryeqytetin botëror të artit, mes kolegësh dhe mësuesish të mëdhenj të artit botëror”, tha piktori dhe studiuesi i artit, Kujtim Buza, me rastin e hapjes së ekspozitës kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Sadik Kacelit.


Sadik Kaceli, duke pikturuar Kalanë e Petrelës

Kaceli ka pikturuar figura në lëvizje, nudo, kompozime, natyra të qeta. Vizatonte me shumë elegancë, bënte akuarele, tempera dhe pranverat e tij në linoleum janë të parat në teknikë.

***

***

Sadiku Kaceli ka marrë pjesë në shumë ekspozita lokale dhe kombëtare, ku është nderuar me çmime dhe medalje. Gjithashtu, punë të tij janë ekspozuar në Paris, Vjenë, Aleksandri, Stamboll, Sofje, etj.

Portretet e realizuara nga Sadik Kaceli janë të përkryera artistikisht. Me një botë shpirtërore që lexohet dukshëm.

 

***

Sadik Kaceli është përjetësuar edhe përmes vizatimeve të shumta kushtuar figurës së tij.


Sadik Kaceli, vizatim nga Ibrahim Kodra, viti 1943


Sadik Kaceli, portret nga Ndini Bardhi


Sadik Kaceli, vizatim nga Sani Bajrami


Sadik Kaceli, vizatim nga Zeqir Alizoti


Sadik Kaceli, nga piktori Agim Musabelliu

***

Sadik Kaceli krijoi një familje të bukur. U martua me Safije Bashën, nga një familje të hershme tiranase.

Një prej fëmijëve ështe dhe piktori i mirënjohur, Buron Kaceli, i nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Familja Kaceli është përndjekur gjatë regjimit komunist, një vëlla ia vranë në vitin 1951 per ngjarjet në ambasadën ruse, ku u pretendua për hedhjen e një bombe, dhe një tjetër iu burgos në Maliq.

***

Media e ka përcjell gjerësisht krijimtarinë ndër vite të Sadik Kacelit.

Mik  i mirë me kolegët dhe artistët.

Mik i ngushtë me legjendën tjetër të artit shqiptar, Abdurrahim Buza.


Sadik Kaceli dhe Zef Shoshi


Kaceli me artistët Naxhi Bakalli dhe Bujar Zajmi në ekspoziten e tij në GKA me rastin e 80-vjetorit

Edhe pse Sadik Kaceli prej më shumë se 23 vitesh është ndarë nga jeta, ai duket sikur pikturon akoma.

“Peneli i tij i artë” është trashëguar nga i biri, Buroni!

____________

Tiranë, më 30 janar 2023

(Fotot për këtë shkrim u morën nga faqja në Facebook, “Sadik Kaceli”)

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt