Veliaj pret kryebashkiaken e Podgoricës: “Mësojmë nga njëri-tjetri”

Olivera Injac: “Faleminderit për eksperiencën, jeni kryebashkiaku më i suksesshëm në Ballkan”


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Olivera Injac, kryetare e Bashkisë së Podgoricës. Teksa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo marrëdhënie duhet të jetë edhe mes dy qyteteve. Ai theksoi se këtë vit Tirana do të jetë epiqendra e Ballkanit.
 
“Ashtu si lidershipi ynë, kryeministri ynë, qeveria juaj, kanë pasur një bashkëpunim fantastik, dua që i njëjti bashkëpunim të jetë edhe për qytetet tona. Mezi pres që këtë vit që Tirana është epiqendra e Ballkanit dhe që do të drejtojë B-40, ne të jemi një platformë për të mësuar, për të treguar disa nga eksperiencat tona, qoftë në fushën e teknologjisë, qoftë në fushën e modernizimit, të urbanistikës së qytetit. Ne duam të mësojmë nga Podgorica për gjërat që funksionojnë mirë aty dhe mund të përshtatemi. Ndonjëherë, ne në Ballkan mundohemi që të shkojmë përtej Atlantikut ose përtej deteve për të parë historitë e suksesit. Por, ndonjëherë hitoritë e suksesit janë në fqinjësinë tonë”, tha ai.
 
Veliaj theksoi se Podgorica dhe Tirana kanë një vëmendje të shtuar edhe për diplomacinë e qyteteve. “Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende që kanë qenë afër në ditë të vështira, por edhe tani në ditët tona më të mira. Jemi bashkë në NATO, bashkë në procesin e integrimit. Suksesi i Malit të Zi është edhe suksesi ynë, suksesi ynë është edhe suksesi i Malit të Zi”, theksoi ai.
 
Olivera Injac, kryetare e Bashkisë së Podgoricës, falenderoi kryebashkiakun për praktikat dhe këshillat, ndërsa e cilësoi atë si më të suksesshëm në Ballkan. “Këtu ndihem jo si e ftuar, por si dikush shumë e vlerësuar dhe si një mikeshë e vërtetë e z. Veliaj, i cili na ka ofruar shumë praktika dhe këshilla të mira dhe miqësisht mbështet punën time. Është gjithmonë mirë të jem këtu dhe sikurse z. Veliaj tha, suksesi juaj dhe suksesi im është sukses i përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mikpritjen që po na bëni, për mikpritjen e eventit të B40 dhe sigurisht që po më mikprisni mua me praktikat tona më të mira dhe me eksperiencën tuaj si kryebashkiak, e nëse mund ta them, kryebashkiaku më i suksesshëm në Ballkan”, deklaroi ajo.
 
Për një vit, Tirana do të ketë dhe drejtimin e Presidencës së Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40.

Lexo më shumë nga

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…