Samiti B-40, Kryebashkiaku i Stambollit: Veliaj, vizionar. Tirana ka bërë një progres të paimagjinueshëm

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, shpreh besimin se nën lidershipin e Tiranës, Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit do të bëjë një progres edhe më të madh


Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, shpreh besimin se nën lidershipin e Tiranës, Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40 do të bëjë një progres edhe më të madh.

Duke folur në Samitin që po mbahet sot në Tiranë, İmamoğlu theksoi se Veliaj është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë.

“Ky vit miku im i nderuar e Erion Veliaj do të marrë Presidencën.

Ai është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë.

Ndryshimet klimatike, transformimi digjital sipërmarrja, të gjitha mësimet që kemi mësuar gjatë këtyre viteve, do të diskutohen gjatë Samitit B-40 në Tiranë.
Të cilat do të na ndihmojnë për të diskutuar qëndrueshmërinë urbane dhe për t’iu përgjigjur krizave.

Kemi pasur edhe përpjekje të tjera për përmirësimin e ndërveprimeve të tjera ndërkombëtare.

Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm për përmbushjen e përgjegjësisë që morëm përsipër si Tirana Kryeqyteti i Rinisë në 2022 dhe më pas i Sportit dhe këto përvoja do t’i shërbejnë edhe diskutimeve të Samitit të B40. Unë besoj fort që në lidershipin e Tiranës, B40 do të bëjë një progres edhe më shumë. Unë dua të përgëzoj dhe t’i uroj gjithë të mirat Erionit, mikut tim për këtë rol kaq të rëndësishëm që ka marrë përsipër”, deklaroi kreu i Bashkisë së Stambollit.

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.