Bashkëpunimi rajonal, ambasadorja Hajdaraga takon Kryebashkiakun e Athinës

Bashkia e Athinës i pason Bashkisë së Tiranës Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40


Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga zhvilloi dje një takim me Kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, të cilit i uroi përzemërisht shumë suksese në detyrën e re.

Bashkia e Athinës i pason Bashkisë së Tiranës Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nismës më të rëndësishme të bashkive nën moton “Një e ardhme më e mirë, një bashkëpunim më i mirë”, me kryefjalë bashkëpunimin rajonal në çështjet e klimës, qyteteve të zgjuara dhe transformimit digjital, demokracinë qytetare, migracionin, si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Ky zhvillim do të shërbejë si një shtysë më e fortë që qytetarët e Tiranës dhe Athinës të njohin në mënyrë të ndërsjellë këto destinacione të bukura turistike dhe bukurinë e njerëzve që jetojnë në to.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryetarin e ri të Bashkisë së Athinës, z. Χάρης Δούκας, të cilit i uroi përzemërisht shumë suksese në detyrën e re.

Duke qenë bashkia më e rëndësishme e vendit dhe njëkohësisht hapësira ku jetojnë, punojnë, studjojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar një numër i lartë i anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi, Ambasadorja Hajdaraga shprehu angazhimin në forcimin e bashkëpunimit, organizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët si dhe rritjen e sensibilizimit të qytetarëve në dy vendet tona për çështjet e mjedisit.

Bashkia e Athinës i pason Bashkisë së Tiranës Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nismës më të rëndësishme të bashkive nën moton “Një e ardhme më e mirë, një bashkëpunim më i mirë”, me kryefjalë bashkëpunimin rajonal në çështjet e klimës, qyteteve të zgjuara dhe transformimit digjital, demokracinë qytetare, migracionin, si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Ky zhvillim do të shërbejë si një shtysë më e fortë që qytetarët e Tiranës dhe Athinës të njohin në mënyrë të ndërsjellë këto destinacione të bukura turistike dhe bukurinë e njerëzve që jetojnë në to.

Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryetarin e ri të Bashkisë së…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Monday, January 29, 2024

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…