Integrimi i Ballkanit në BE, ambasadori Canaj takon homologun slloven
Bashkëbisedimi kishte në fokus zhvillimet në Serbi, Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin integrues të tij drejt Bashkimit Europian.
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me ambasadorin e Sllovenisë, Damjan Bergant.
Sipas njoftimit të ambasadës, bashkëbisedimi kishte në fokus zhvillimet në Serbi, Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin integrues të tij drejt Bashkimit Europian.
POSTIMI I AMBASADËS
Kënaqësi të takoja Ambasadorin e Sllovenisë, Z. Damjan Bergant, mikun e Shqipërisë! Tejet frytdhënës bashkëbisedimi për zhvillimet në Serbi, Rajonin e Ballkanit dhe procesin integrues të tij drejt Bashkimit Europian.
Kënaqësi të takoja Ambasadorin e Sllovenisë,Z.Damjan Bergant, mikun e Shqipërisë! Tejet frytdhënës bashkëbisedimi për…
Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Wednesday, January 31, 2024