Koçiu: Karta e Autonomisē Menaxheriale, shërbime më të shpejta dhe cilësore pranë vendbanimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se Karta e Autonomisē Menaxheriale për 5 spitale rajonale, QSUNT, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë u siguron qytetarëve shërbime më të shpejta dhe cilësore pranë vendbanimit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se Karta e Autonomisē Menaxheriale për 5 spitale rajonale, QSUNT, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë u siguron qytetarëve shërbime më të shpejta dhe cilësore pranë vendbanimit.

“Me dhënien e Kartës së Autonomisē Menaxheriale për 5 spitale rajonale, QSUNT, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë arrijmë në një nivel tjetër duke iu ofruar qytetarëve shërbime më të shpejta dhe cilësore pranë vendbanimit, mjekëve rritje pagash dhe praktikat e dyfishta, investime në infrastrukturë dhe në pajisje mjekësore bashkëkohore”, u shpreh ajo në një postim në rrjetet sociale.

Sipas ministres, edhe ngritja e Qendrës së parë Spitalore Rajonale është një tjetër moment i rëndësishëm duke sjellë një model ekselent të binjakëzimit me spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe atij të Kavajës për rritjen e shërbimeve shëndetësore më afër qytetarëve, por duke iu përgjigjur edhe fluksit të turistëve gjatë sezonit veror.

“Vijojmë investimet në shëndetësi me rikonstruksionin e Spitalit Rajonal Gjirokastër, Lezhë, transformimin e ambienteve në Spitalin e Krujës ndërsa janë drejt përfundimit punimet në Poliklinikën e Shkodrës dhe Poliklinikën e Specialiteteve Durrës. Ofrimi i shërbimit shëndetësor universal nga veriu në jug, prioriteti ynë”, deklaroi ministrja.

Lexo më shumë nga

Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit slloven

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Jakob Štunf.

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit slloven

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Jakob Štunf.