Këshilli Evropian i Aeroporteve: Shqipëria, rritjen më të madhe të fluturimeve, me 117.4%

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.


Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.

Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistikë dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.

Ambiciet për të zhvilluar sektorin e turizmit, thuhet në një raport të Këshillit të Europës, po sjellin bashkëpunime te reja mes Aeroportit të Tiranës, ku në muajt në vijim pritet të nisin operacionet e tyre kompani si “Air France” dhe “Iberia”.

Ndërkohë që kompania irlandeze “Ryanair” do të rrisë numrin e destinacioneve të saj nga Tirana në 22 të tilla.

Nga ana tjetër, ashtu si dhe në shkëmbimet tregtare drejt vendeve europiane, Italia duket se do të mbetet destinacioni dominues. 3.1 milionë pasagjerë udhëtuan drejt dhe nga Aeroporti i Tiranës për vitit 2023.

Shifrat në rritje në sektorin ajror kërkojnë padyshim investime të reja dhe për këtë është duke u punuar me zgjerimin e aeroportit të Rinasit si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.