Gonxhja: Magjia e historisë automotive shqiptare shpaloset në muzeun RON

Në muzeun RON u prezantua libri “Shqipëria e Vjetër Motorike”, i koleksionistit Arben Prrenjasi


Magjia e historisë automotive shqiptare u shpalos këto ditë në muzeun RON me prezantimin e librit “Shqipëria e Vjetër Motorike”, të koleksionistit të shquar, Arben Prrenjasi.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale disa momente të bukura nga eventi në këtë ambient të veçantë.

Koleksioni RON përfshin dhjetra automjete e motomjete të regjistruara në regjistrin zyrtar RETRO, të targuara për qarkullim e në gjendje teknike të shkëlqyer, si edhe shumë artefakte e dokumenta të vjetra, të rralla, foto e mobilje epoke, mjete e materiale të shekullit të kaluar.

“Puna e jashtëzakonshme e Arben Prrenjasit dhe e restauratorit Mehdi Halilaj, është shembull i gjallë i dashurisë dhe pasionit për automobilizmin dhe trashëgiminë mbi transportin, e materializuar mrekullisht edhe përmes projektit Retro Albania, ku Arbeni dhe Mehdiu janë bashkëthemelues e pjesë aktive e komunitetit, aktiviteteve, festave dhe organizimeve vit pas viti”, u shpreh ministri Gonxhja.

Retro Albania & Muzeu RON

✨ Javën e kaluar, magjia e historisë automotive shqiptare u shpalos në Muzeun RON me prezantimin e librit "Shqipëria e Vjetër Motorike", të koleksionistit të shquar Z. Arben Prrenjasi. 📖

📺 Në këtë video do të gjeni disa momente të bukura nga eventi në këtë ambient të veçantë. 🚗

Koleksioni RON përfshin dhjetra automjete e motomjete të regjistruara në Regjistrin Zyrtar RETRO, të targuara për qarkullim e në gjendje teknike të shkëlqyer, si edhe shumë artefakte e dokumenta të vjetra, të rralla, foto e mobilje epoke, mjete e materiale të shekullit të kaluar. 🫶

Puna e jashtëzakonshme e Arben Prrenjasit dhe e restauratorit Mehdi Halilaj, është shembull i gjallë i dashurisë dhe pasionit për automobilizmin dhe trashëgiminë mbi transportin, e materializuar mrekullisht edhe përmes projektit Retro Albania, ku Arbeni dhe Mehdiu janë bashkëthemelues e pjesë aktive e komunitetit, aktiviteteve, festave dhe organizimeve vit pas viti!👏

#RetroAlbania #ShqipëriaEVjetërMotorike #MuzeuRON #KomunitetiRetro #KoleksioniRetro #ArbenPrrenjasi #AutomotorizimiShqiptar 🔝🇦🇱

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, February 4, 2024

Lexo më shumë nga

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt