Ambasadori gjerman Bergner, takim me deputetë të Komisionit të Ekonomisë

Sipas të dhënave të QKB-së, deri në mesin e vitit 2023 numëroheshin 375 biznese gjermane me status aktiv që operojnë në Shqipëri.


Deputetë të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u takuan sot me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi bërit të ditur se gjatë takimit u bisedua mbi vijimin dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve.

“Në rrugëtimin politik dhe proceset e rëndësishme demokratike që Shqipëria ka ndërmarrë, Gjermania ka qëndruar si një partner i jashtëzakonshëm dhe mik i besueshëm në krah të vendit tonë, e gjithashtu mbështetëse në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Shalsi.

Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Shqipërinë. Prezenca e investimeve gjermane në vendin tonë ka pasur një trend rritës në vitet e fundit, ku në qershor 2023 stoku i investimeve gjermane rezultoi në 353 milionë euro.

Fluksi i investimeve direkte gjermane rezultoi në 91 milionë euro gjatë vitit 2022 dhe 34 milionë euro për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas të dhënave të QKB-së, deri në mesin e vitit 2023 numëroheshin 375 biznese gjermane me status aktiv që operojnë në Shqipëri.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!