Kampionati “Futsal 2024” për priftërinjtë, Veliaj: Metafora më e bukur për Tiranën tonë

Për herë të parë në Shqipëri po zhvillohet kampionati europian i futbollit për priftërinjtë “Futsal” 2024, ku 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Europa do të ndeshen nga data 5-9 shkurt


Për herë të parë në Shqipëri po zhvillohet kampionati europian i futbollit për priftërinjtë “Futsal” 2024, ku 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Europa do të ndeshen nga data 5-9 shkurt. Ndeshja e parë u realizua ditën e djeshme në Shkodër mes ekipit kombëtar të priftërinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kroacisë. Në takimin e sotëm me skuadrën shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në shërbesë të komunitetit.

“Kam respekt dhe mirënjohje për punën tuaj! Për gjithë kontributin që etërit tanë japin në komunitet sepse janë komunitete jo në qendër të Tiranës, por në periferi, ku ndoshta dora e zotit dhe shërbesa juaj ka mbërritur para dorës së bashkisë. Duke qenë se këtë territor e ndajmë bashkë, dua t’ju them: Faleminderit! Shpresoj që këto ditë, kur mbi 200 priftërinj dhe mbi 17 skuadra nga e gjithë Europa janë mbledhur për këtë kampionat futbolli, të jenë edhe ditë të paqes dhe vëllazërisë, kur kuptojmë se edhe futbolli, edhe sporti, janë një analogji për punën tonë civile, por edhe për punën tuaj shpirtërore”, tha Veliaj.

Ai uroi të 17 skuadrat e priftërinjve për garën, teksa theksoi se ndihet krenar që vitin e sportit Tirana e mbyll me një kampionat të tillë, të cilin ai e cilësoi si “të pazakontë” dhe me mesazhe.

“Fakti që kemi ardhur për këtë aktivitet sportiv tregon se jemi njerëz që kemi zgjedhur të zbresim në fushë, jo të flasim nga lozha. Fusha e futbollit simbolizon zbritjen në terren, zbritjen në arenë, lojën në komunitet, lojën në skuadër, ndaj kjo është ndoshta metafora më e me bukur, sidomos për Tiranën që sapo mbylli vitin ku ishte Qyteti Europian i Sportit. Vërtet m’u bë zemra mal kur Imzot Dom Arjani ma bëri këtë ftesë, për ta mbyllur vitin e sportit me një kampionat të pazakontë, me 17-të skuadra të etërve që janë thirrur në shërbim shpirtëror. Këtu jam në një katedrale, në shtëpinë e Perëndisë, që ndoshta nuk ka infrastrukturën më të sofistikuar në botë, ndoshta është ndërtuar me kushte modeste, por kur mendoj vizitën që Papa Françesku pati në këtë institucion, në këtë altar, them se shenjtërimin dhe madhështinë ia japin ata që janë në shërbesë, jo ndërtesa, por dashuria dhe pasuria që secili prej nesh ka në shpirt. Zoti ju bekoftë!”, tha Veliaj.

Skuadra shqiptare e priftërinjve drejtohet nga një emër i shquar i futbollit shqiptar, siç është trajneri Armando Cungu. Ky edicion zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, dhe është zgjedhur Shkodra, si qyteti i parë ku është luajtur futboll në vendin tonë. Ky aktivitet, përtej sportit, është dhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë dhe vlerat e saj.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…