Mbështetja financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit, Rama takim me presidenten e BEI-t

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino.

Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Luksemburg, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua lidhur me mbështetjen financiare e teknike për Shqipërinë dhe rajonin.

Kryeministri Rama ishte pjesë edhe e panelit “Rruga drejt zgjerimit”, mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

“Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u takua dhe me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, të cilin e konsideroi një mbështetës të vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE.

Rama tha se gjatë takimit me kryeministrin Frieden ndër të tjera ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri, si dhe folën për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgas në Shqipëri.

(Marrë nga ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…