Demo pret ambasadorin gjerman: Mbështetje disa projekteve në Berat

Kryebashkiaku Demo: Disa nga projektet që Gjermania mbështet në qytetin tonë dhe që janë të një rëndësie të lartë


Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim ambasadorin gjerman Karl Bergner me të cilin diskutoi për disa projekte që po kryhen në këtë qytet.

Demo ndau në rrjetet sociale momente nga takimi, ndërsa theksoi se “Gjermania është një partner i jashtëzakonshëm në disa nga punët e mira që po bëhen në qytet”.

“Një prej tyre është projekti i kanalizimeve që shmang ndotjen në shtratin e Lumit Osum dhe dërgimin e tyre në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Trajtimi i ujërave të zeza fillon së shpejti dhe i jep zgjidhje përfundimisht ndotjes së Lumit Osum”, theksoi Demo.

Kryebashkiaku Demo tha se “disa nga projektet që Gjermania mbështet në qytetin tonë dhe që janë të një rëndësie të lartë: investimet në rrjet për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm, projekti i landfillit rajonal të mbetjeve urbane si dhe projektet e mbështetjes së bizneseve përmes skemave të grandeve dhe formimit profesional”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…