Siguria në Shkolla, Balla nga Dibra: Të rinjtë, të denoncojnë çdo fenomen që i shqetëson

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër, ku i ftoi nxënësit t’u drejtohen oficerëve të sigurisë, drejtuesve në shkolla apo Policisë.


Në vijim të komunikimit të nisur prej muajsh për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër, ku i ftoi nxënësit t’u drejtohen oficerëve të sigurisë, drejtuesve në shkolla apo Policisë.

“Unë besoj se çdo i ri dhe e re e Peshkopisë e kupton që duhet të qëndrojë larg disa fenomeneve, të cilat janë shqetësuese për të gjithë shoqërinë tonë, janë shqetësuese për prindërit, ndër to do të theksoja përdorimin e lëndëve narkotike, të cilat janë jo vetëm problem për shëndetin tuaj, por janë po ashtu problem për shëndetin financiar edhe të familjave tuaja. Kështu që besoj biem të gjithë dakord që ta ruajmë jo vetëm këtë shkollë, do ta quaja të rëndësishme, për shkak se prej kësaj shkolle kanë dalë shumë kuadro, shumë përfaqësues të nderuar të Peshkopisë dhe Dibrës, që i kanë dhënë Dibrës peshën që i takon në gjithë hapësirën tonë mbarëkombëtare, por po ashtu të fokusohemi te disa fenomene”, tha Balla.

Ai e cilësoi bullizimin si një prej fenomeneve të dëmshme për shoqërinë.

“Dhuna me bazë gjinore, por edhe dhuna në rrjetet sociale, është një prej problematikave që ne mundohemi të adresojmë dhe do t’ju kërkoja që të mos hezitoni asnjëherë, për çdo lloj problematikë të kontaktoni me drejtuesit e shkollës, me oficerin e sigurisë në shkollë, por të kontaktoni dhe me punonjësit e Policisë drejtpërsëdrejti, sepse detyra jonë është që ne të ndërhyjmë në kohën e duhur, nê mënyrë që të garantojmë siguri dhe mbarëvajtje të procesit mësimor, në të gjitha shkollat, jo vetëm këtu në Dibër, por në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ministri.

Ai falënderoi drejtuesin e bashkisë për bashkëpunim, që e cilësoi të shkëlqyer, sa i përket infrastrukturës së sigurisë në shkolla.

“Paketa e sigurisë në shkolla, synon të shkojë përtej oborrit të shkollës, në gjithë komunitetin, i cili dalëngadalë po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik”, nënvizoi Balla.

Paketa e Sigurisë në Shkolla u prezantua shtatorin e kaluar, nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit në funksion të koordinimit të masave institucionale për rritjen e sigurisë në ambientet arsimore e përreth tyre.

Gjithashtu Policia e Shtetit që nga vjeshta e kaluar ka nisur operacionin kombëtar Tempulli, kundër shpërndarësve të narkotikëve.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…