I thyej ditët, si kokrra lajthie…
Një e krimbur, një e plotë, një e shëndetshme, një e hidhur!
Nga Pandi Laço
I thyej ditët,
Si kokrra lajthie,
Një e krimbur, një e plotë,
Një e shëndetshme,
një e hidhur!
I thyej me dhëmballë,
Mllefin dhe sharjet,
Për kusur ca kunja,
Kruajtse dhëmbësh për thërrime lajthie !
Mblidhi lëvozhgat,
Për të ndezur zjarrin e inatit,
Ndërsa unë pres pranverën,
Që pema e turpëruar,
Të lidhë frutat e reja !