Televizioni Publik Shqiptar, në rrugën e duhur të reformimit të madh!

RTSH – Radio Televizioni Shqiptar – sërish i madh në epokën digjitale!


Nga Ivana Tomço

E vështirë të flasësh për transmetuesin publik, pa shkaktuar reagime të forta. Historia, sfidat me të cilat ai është përballur në vite, rëndësia në kontekstin aktual, dëshira për ta parë atë sa më të fuqishëm përballë degradimit gradual, por të pandalshëm të nivelit të përmbajtjeve të prodhuara dhe të transmetuara nga mediat komerciale, të gjitha këto e kanë bërë atë të shenjtë.

Zhvillimi i shoqërisë dhe revolucioni që ka sjellë ndër vite televizioni, kërkonte prej kohësh hartimin e një politike kulturore të aftë për të menaxhuar këtë sektor gjithnjë e më vendimtar për jetën kulturore dhe suksesi i kësaj politike, do të varej kryesisht nga të kuptuarit e faktorëve që do t’i drejtonin sytë e teleshikuesve nga i vetmi mjet që ka mundësinë të ndryshojë rregullat, të edukojë shijet dhe të shumëfishojë e të përmirësojë ndikimin te secili prej nesh, duke shtuar e shumëfishuar kështu, liritë dhe rolet që ne kemi për të luajtur.

Çështja e menaxhimit të televizionit paraqet një interes të veçantë për shkak të specifikave të këtij sektori, të cilat është e nevojshme t´i kombinojmë me metodat dhe sfidat që i përkasin çdo lloj menaxhimi në përgjithësi. Televizioni është një univers apasionues, me aspekte të shumëllojshme, me problematika të shumta dhe të ndryshme. Por nga ana tjetër, ai përbën një disiplinë më vete, me kodet e saj, me obligimet e saj. Bashkë me zhvillimet teknike dhe teknologjike që shoqërojnë prej dekadash televizionin e sotëm, u zhvillua edhe një mënyrë e re për ta menaxhuar këtë media, me detyrimin për t´ju përshtatur vazhdimisht atyre.

Televizioni Publik Shqiptar që prej disa muajsh po pëson ndryshime rrënjësore si kurrë më parë, falë vizionit dhe vullnetit të ri të stafit aktual. Synimi është i qartë dhe i panegociueshëm: Televizioni Publik Shqiptar do të bëhet sërish i madh në epokën digjitale. Kjo, sepse ka ardhur koha dhe nuk ka tjetër alternativë. Sepse përreth egziston një vullnet, një dëshirë dhe profesionalizëm që ka kohë që mungon.

Ne po punojmë e po përpiqemi të ndryshojmë, duke u përpjekur të kuptojmë botën që na rrethon, situatat nëpër të cilat kalojmë. Të kuptojmë ata që nuk janë si ne dhe që nuk mendojnë si ne. Të analizojmë, të krahasojmë, të ëndërrojmë, të ndjejmë, të ndryshojmë. Shpesh na ndodh edhe të jemi dyshues për projektet tona, dyshojmë për idetë që na vijnë, por vazhdojmë t’i analizojmë e t’i zhvillojmë. Ky është roli kryesor i autorëve, gazetarëve dhe realizuesve që punojnë për radion dhe televizionin publik. Kjo duhet të jetë përgjegjësia dhe pasioni ynë. Ky me siguri do të jetë edhe suksesi ynë.

Sot çdo aspekt që ka lidhje me mjedisin ku ne punojmë, me strukturën programore dhe organizative, me përmbajtjet që ne prodhojmë dhe transmetojmë, me teknikën dhe teknologjinë, po pëson një ndryshim rrënjësor.

Si njeri që kam rreth 36 vjet që punoj në këtë media, që shkruaj e kontribuoj prej shumë vitesh në shtypin e shkruar, që jam shprehur me dhjetëra e dhjetëra herë mbi shqetësimet që kanë shoqëruar rrugëtimin tim në median publike, jo për faj të profesionistëve, por të politikës, e cila e ka dëmtuar shumë dhe ka shkatërruar shpesh pa të drejtë të përditshmen tonë, aspiratat tona dhe i ka lënë njerëzit pa të vetmen armë me të cilën mund të luftojë mediokritetin dhe arrogancën gjithnjë në rritje të njerëzve të papërgjegjshëm, që s’kanë asgjë të përbashkët me aspiratat dhe synimet tona, me ndjeshmërinë dhe moralin tonë, me dëshirën për ta parë Shqiperinë të bukur, kam të gjithë të drejtën të shprehem pa u kursyer për ndryshimet reale dhe optimizmin e bazuar në fakte.

U them gjithnjë njerëzve: mos nxitoni kur shprehni gjykimet tuaja, sidomos kur bëhet fjalë për punën dhe përpjekjet e të tjerëve. Shihni historikun e gjërave, informohuni çdo ditë mbi zhvillimet përreth, jo vetëm në Televizionin Publik, por edhe në jetën dhe zhvillimet në përgjithësi, mos jetoni në terr informativ, sepse gjykimi juaj nuk do të jetë i drejtë dhe ju do të jetoni në një realitet të rremë.

Puna jonë nuk mbaroi, ajo sapo ka filluar. Por drejtimi tashmë është i qartë, e nëse do ta ndiqni sot Televizionin dhe Radion Publike, do të konstatoni menjëherë ndryshimin. Sot të gjitha shtresat e shoqërisë e gjejnë veten e do ta gjejnë gjithnjë e më shumë, në programet tona. Sot ne nuk punojmë më në një mjedis mbytës e denigrues, por në një mjedis frymëzues. E nëse dëshira dhe vullneti ekziston, nuk ka gjë që s’arrihet dhe po…edhe një njeri i vetëm mund ta bëjë ndryshimin. E jo më gjithë ata profesionistë që kemi pranë.

Duan apo s’duan disa, Radio Televizioni Shqiptar së shpejti do të jetë sërish i madh në epokën dixhitale, falë dashurisë, vullnetit, përkushtimit, profesionalizmit dhe atdhedashurisë së disa njerëzve idealistë, që ende gjenden mes nesh!

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…