Bashkëpunimi në qarqe akademike dhe universitare, ambasadori Canaj takon Prof. Dr. Branislav Dordevic
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi zhvilloi një takim me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Politikë dhe Ekonomi.
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Prof. Dr. Branislav Dordevic, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Politikë dhe Ekonomi.
Sipas njoftimit të ambasadës shqiptar, bashkëbiseduesit diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve dy palëshe në sektorët kërkimorë, shkencor, në fushat e politikës dhe ekonomisë, atë universitar e akademik, etj.
Në fokus ishte gjithashtu, nisja e bashkëpunimit me Institute e qarqe akademike e universitare nga Shqipëria
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË SERBI
Me interes e kënaqësi mirëprita ftesën për takim nga Prof. Dr. Branislav Dordevic, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Politikë dhe Ekonomi, ku diskutuam mbi intensifikimin e marrëdhënieve dy palëshe në sektorët kërkimorë, shkencor, në fushat e politikës dhe ekonomisë, atë universitar e akademik, etj. Përpos kësaj vlerësova propozimet e Prof.Dr. Dordevic për t’u bërë pjesë e Forumit të këtij Instituti prestigjoz me Ambasadorët e akredituar në Serbi, pjesmarrjen në Konferencat Ndërkombëtare që organizohen nga ky institucion, si dhe nisjen e bashkëpunimit me Institute e qarqe akademike e universitare nga Shqipëria.
Me interes e kënaqësi mirëprita ftesën për takim nga Prof. Dr. Branislav Dordevic, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar…
Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Monday, February 12, 2024