Veliaj: Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci

Tirana mori zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm


Disa ditë më parë Tirana mori zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive tha se Tirana është kthyer në një qendër graviteti për art e për kulturë, për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes.

“Ka pasur një vendim unanim nga 47 vendet që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Si vendi ku jetojnë myslimanë e të krishterë, si vendi ku tranzicioni nga një sistem brutal komunist e ka transformuar Tiranën në një vend jo vetëm më të madh në numër, por dhe më të madh në reputacion edhe më të madh në art dhe në kulturë”, tha Veliaj.

“Kështu që për ne ishte shumë e rëndësishme që 47 vendet që krijojnë këtë unazën e Mesdheut, kanë votuar unanimisht që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025-ën. Ne duam që këtë reputacion të Tiranës ta çojmë akoma më lart dhe besoj që do të kemi vitin kulturor më të rëndësishëm për Tiranën. Ne jemi bashkia që kemi shpenzuar më shumë për art dhe për kulturë, jo se arti dhe kultura është një gallatë për argëtim, por se prodhon ekonomi”, theksoi Veliaj.

“Turizmi është rritur falë edhe aktiviteteve të shumta që kanë ndodhur në Tiranë. Kur kujtoj Dua Lipën, Rita Orën, Enrique Iglesias, Ricky Martin edhe gjithë aktivitetet e tjera. Kemi edhe aktivitetet politike, pra në një vend ku vjen edhe Blinken edhe Hillary Clinton dhe Colin Powell, ti kupton që kryeqyteti ynë është kthyer në një qendër graviteti dhe për art e për kulturë dhe për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes”, shtoi Veliaj.

“Reputacioni i Tiranës rrite dhe sa më shumë aktivitete të kenë sa më shumë turistë do të vijnë. Këtë vit po përgatitemi të thyejmë rekordin e vitit që kaloi”, u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë nga

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…