Aftësitë digjitale, UNDP Albania mbështet 4100 nxënës nga gjashtë bashki të vendit

Projekti CERS adresoi procesin e përmirësimit të sektorit të arsimit në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019


Rreth 4100 nxënës nga 6 bashki të vendit: Kamza, Tirana, Shijaku, Durrësi, Rrogozhina dhe Kurbini, tashmë kanë mundësi të përfitojnë aftësi digjitale falë 8 laboratorëve të IT-së në kuadër të bashkëpunimit të PNUD-it me qeverinë kroate.

Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Mamurras në Kurbin është një prej 8 shkollave përfituese në kuadër të Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit CERS, i financuar nga qeveria e Kroacisë dhe i zbatuar nga PNUD, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Mësuesi i TIK-ut në këtë shkollë thotë se, “nga mësimi me në qendër mësuesin, tani nxënësi është në qendër! Përqendrimi i tyre është më i madh, janë më të motivuar dhe ndjejnë kënaqësi në realizimin e detyrave. Mësimdhënia dhe mësimnxënia për lëndën e TIK është lehtësuar ndjeshëm”.

“Gjithashtu, sot kemi mundësinë të ndërthurim pjesën teorike të lëndës me atë demonstruese, duke ndikuar në përmirësimin e rezultateve”, shprehet ai.

Njëkohësisht, përmes partneritetit strategjik mes qeverisë kroate dhe UNDP, CERS ka realizuar edhe rindërtimin nga e para të shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Iliria” në Fushë-Krujë, një objekt arsimor i dëmtuar më herët nga tërmeti shkatërrimtar dhe që ka hapur dyert më e sigurtë dhe më bashkëkohore vitin e kaluar akademik.

Projekti CERS adresoi procesin e përmirësimit të sektorit të arsimit në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Projekti ishte pjesë e angazhimit financiar të qeverisë kroate gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, e organizuar në Bruksel më 17 shkurt 2020.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…