Blinken në Tiranë, takim dhe konferencë me Kryeministrin Rama
Sekretari Blinken do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, dhe gjithashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë Shqipërinë më datë 15 shkurt.
Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.
Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë një takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.
Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.
Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari Blinken do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, dhe gjithashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë tek Piramida.