Për dashurinë dhe ditën e të dashuruarve!

Seneka: “Mos u kurse në dashuri. Dashuria ashtu si pasuria duhet shpenzuar”


Nga Kastriot Kotoni

Seneka thotë: Ndaluni me mosbesim dhe frikë përpara çdo lumturie të papritur, sepse ajo është një egërsirë që e ndjell gjahun me anë të shpresës. Ju besoni se këto lumturi janë dhurata të Fatit. Jo, janë kurthe.

Të gjithë ata që duan të jetojnë të qetë, duhen të ruhen që të mos mbërthehen nga nderet si miza nga mjalti, sepse këto ndere na mashtrojnë në mënyrë të dyfishtë; ndërsa ne mendojmë ti shtrëngojmë fort.

Kujdes nga të mirat që të dhuron rasti. Kjo gjë të çon drejt humnerës. Jeta në qarqet e larta lakmohet shumë, por shpesh ajo përfundon me rënie. Përveç kësaj pasuria që na sjell fati fillon të na marrë mendjen, është e pamundur të mos thyejmë kokën.

Dhe Fati nuk kënaqet duke na u kthyer mbrapsht, d.mth. atje ku ishim në fillim, por duke na gëlltitur e duke na bërë copa copa. Jeta e pastër është si një trup i shëdetshëm. Jepini trupit vetëm atë që është e domosdoshme për të gëzuar shëndet të plotë. Kaliteni, në mënyrë që të përmbushë dëshirat e zemrës.

Ushqejeni sa të qetësoj urinë, sa ta ruani nga të ftohtit, strehojeni për ta mbrojtur nga rrebeshet. Një shtëpi e gurtë e mbron njeriun po aq sa një shtëpi e artë. Mos harroni se vetëm shpirti është i denjë për admirim dhe se, kur ai është i madh, nuk mund të gjendet një barasvlerës i madhështisë së tij. I dashur Lucil, asgjë nuk varet nga ne, kurse koha po. Vetëm ajo është krejtësisht e jona, vetëm natyra na e dha neve në zotërim.

Megjithatë çdo njeri priret të na e rrëmbejë. Dhe çmenduria njerëzore nuk njeh kufij. Çdokush është mirnjohës e ndjehet borxhli për dhurata të vogla që vlejnë thuajse asgjë e që mund të shlyehen lehtë , por askush nuk ndjehet i detyruar për kohën që tjetri i kushton atij, pra për të vetmen gjë që ai nuk mund ta shlyhejë, qoftë ky edhe njeriu më mosmirnjohës.

“Nuk është i varfër ai që kënaqet me çka i mbetet, sado e pamjaftueshme qoftë ajo. Kurse ty do të porosisja që të kesh kujdes për atë që zotëron dhe t’i përkushtohesh asaj në kohën e duhur, sepse stërgjyshërit tanë thoshin tepër vonë për të bërë ekonomi, kur ka mbetur vetëm fundi i shishes.

Kështu Senekën po e lemë e po ju afrojmë disa thënie për dashurinë. Mos u kurse në dashuri. Dashuria ashtu si pasuria duhet shpenzuar. Sa më mirë ta shpenzosh , aq më shumë pasurohesh. Mos i fol shumë për veten. Mos abuzo me sinqeritetin tënd, duke zbuluar dobësinë tënde. Gruaja është e dobët. Ajo ka nevojë që ti të jesh i fortë.

Dije se talenti më i rrallë, vyrtytet më të shkëlqyera, nuk do ta zëvendësonin kurrë forcën, nëse do të mungonte. Uroj që shprehja të “dashuroj” të mos duket si një thirrje për ndihmë. Kurrë nuk jemi aq të fortë. Nëse do të ishim aq të fortë nuk do të kishim nevojë për dashuri. Megjithatë duhet të përpiqesh të jesh aq i fortë aq sa mundesh.

Të paktën fshihe dobësinë tënde. Ka vetëm një mënyrë që është vetëm guximi. Ka vetëm një dobësi : dobësia. Dhe mos më thuaj që ti kërkon të të dashurojnë për atë që je. Ti vlen më shumë nga sa je. Ti dashuron tek ajo atë që ty të mungon dhe ajo çka ti prisje prej saj është ajo që ajo ka në vetvete.Të besosh se i shtojmë secilit cilësitë e tjetrit është një vegim është një mashtrim. Një burrë i vogël nuk i thotë kurrë vetvetes se ai është i vogël pranë një gruaje të madhe. Ai mendon se është rritur.

Kur nuk dashurojmë, puthjet. seksi kënaqësia mund të mjaftojnë. Kur nuk dashurojmë ato nuk mjaftojnë. Shenjtëroje atë me një puthje që zgjat. Bëni fëmijën tuaj . I shkrujta këto rreshta si një guru pasi jeta mes librash më ka përkëdhelur me shkrime të ndjera si askush në botë besoj.

Dhe kam takuar personazhe atipik që u rridhte pasuria lumë e më luteshin si dikur analfabetët për t’u shkrojtur dy gisht kartë, për njerzit e zemrës, kisha aq shumë ndroje dhe mosbesim, se të përdorje dijen e tua si një piktor që i bën një përshkrim portetit të porositur, apo si dikur tekstshkruesve të këngës popullore , të cilëve dikujt që i kish rënë në kokë për një të dashuruar tregonin me osana plagët e dashurisë e kam pas me përtesë, por kur të ngacmojnë në sedër e kam shfaqur si magji artin e fjalës që për fat sot çiftet jetojnë të lumtur dhe me fëmijë. Siç është edhe vuajtje të vuash nga “talenti” .

Më ndodhi që dikush më kërkoi të shkruaja diçka për ” Kush e solli Doruntinën” e lashë që po të merte notën 10 do të pinim kafe. Më pas kaloj një muaj e dy, dhe pas dy vjetësh e takoj. -Si nuk më the jam kurioz ta di çfarë bëre me atë punimin tim. -Ajo m’u përgjegj me kokën ulur -Si të them më nxorri drejtori përpara shkollës e duke iu drejtuar nxënësve u tha -“Po ikën nga ne një talent i heshtur” ata që e dinin se unë isha nxënëse e 7 filluan të qeshnin, por ti me 10-tën tënde më bëre të studiojë në Itali për juriste.

Kur ia tregova profesor Tefik Çaushit m’u lut mos e trego , por shkruaje dhe filluam për temën e erosit në krijimtarinë e Kadaresë. Sipas meje i thashë tek “Kush e solli Doruntinën”, kemi përplasje kulturore mes dy personazheve që ishin nga vende të ndryshme. Përballja me vyrtytin e “Besës” është ndeshja më e lartë kulturore në historinë e letërsisë botërore, kjo vepër gëzon status të veçantë dhe përfaqëson krahas veprave të tjera të Kadaresë një kulm në ekstrakti tonë shpirtëror. Ontologjia e popullit tonë marrëdhëniet me femrën, motrën vajzën, nënën janl deklamuar me një art shumë të arrirë.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…