
Vizita e parë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken në Tiranë: Rama: Mirë se vjen
Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama i ka uruar sot mirëseardhjen sot në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili viziton sot për herë të parë vendin tonë.
Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.
Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë një takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.
Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari Blinken do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, dhe gjithashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë tek Piramida.