Rama në Bruksel: Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE të jetë ai i bashkëpunimit shumë të ngushtë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, meritojnë të sillen më pranë BE, pa qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, meritojnë të sillen më pranë BE, pa qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Oliver Röpke, President i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC), Věra Jourová, zëvendëspresidente e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave & Transparencës dhe Milojko Spajić, Kryeministër i Malit të Zi, Rama e cilësoi si lajm të shkëlqyer që Komiteti Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale vendosi që të merrte hapa shumë të guximshme duke u dhënë faktikisht të gjithë vendeve kandidate mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti që përbëhet nga shtete anëtare.

“Unë besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe sesi me gjasë duhet të biem dakord me miqtë tanë të BE-së lidhur me qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat së bashku duke na lejuar ne, vendet kandidate që të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, të ndërveprimit dhe të bashkëpunimit që kjo organizatë e jashtëzakonshme ofron për të gjithë anëtarët”, tha Rama.

“Kështu, duke pasur vendet tona sot në këtë komitet si anëtare, në kuptimin e plotë, pa të drejtën e votës, është saktësisht ajo çka duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, që duhet të gjejnë rrugën për t’u siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë të plotë të jetë një rrugëtim bashkëpunimi shumë të ngushtë, po kështu një rrugëtim ndërveprimi mjaft organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tij”, theksoi më tej Rama.

“Unë besoj fort se është tanimë koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por po kështu janë në një situatë kur meritojnë të përqafohen dhe meritojnë të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota siç në fakt është objektivi fundor i gjithë këtij procesi”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Ajo çka po ndodh sot është një shembull ekzemplar i asaj çfarë duhet të ndodhë më tej në nivele të tjera, me struktura të tjera, e organizma të tjera të BE-së”, theksoi Rama.

“Besoj fort se ajo çka po ndodh sot këtu, duhet të ndodhë në parlamentin e BE-së, duhet të ndodhë në Komisionin Europian dhe në Këshillin Europian. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, një energji mjaft të prekshme, një energji mjaft të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen mjaft konkrete të të qenit pjesë të BE-së, në të kundërt do të rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë të qëllimeve të mira, të një morie premtimesh, por pa asnjë rezultat konkret, apo pa mbajtjen e tyre”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…