Rama: Kompanitë amerikane partnere të dëshiruara

Kryeministri; Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe rëndësia e investimeve amerikane në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot nevojën dhe rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri, ndërsa theksoi se vendi ofron potenciale të mëdha në fushën e energjisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Rama informoi se temë e diskutimeve ishin edhe dimensionet e bashkëpunimit bilateral.

“Ky është jo vetëm një bashkëpunim strategjik i pandërprerë në fushën e sigurisë, por është një bashkëpunim që po merr gjithnjë e më shumë një përmasë ekonomike. Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe rëndësia e investimeve amerikane në Shqipëri si një dëshmi jo vetëm e kësaj marrëdhënieje, por edhe e vetëdijes për potencialin e madh që Shqipëria ka në sektorë shumë kritikë për botën e sotme, në këtë rast për rajonin tonë”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal tek investimet në sektorin e energjisë, ndërsa theksoi se administrata amerikane është shumë e angazhuar për të përballuar sfidën e ndryshimeve klimaterike dhe për të mbështetur të gjitha projektet dhe programet e energjisë së gjelbër.

“Ne mendojmë që në këtë aspekt kompanitë amerikane janë një partner i dëshiruar dhe shpresojmë që ky proces që ka nisur do të shtyhet më tutje, para”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"