Rama: Monumenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për mbështetjen e pazëvendësueshme në transformimin e Shqipërisë n


Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për mbështetjen e pazëvendësueshme në transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka pasur kurrë drejtësi dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte standard, në një vend ku ligji është i barabartë për të gjithë.

“Kultura e pandëshkueshmërisë i bënte qytetarët e këtij vendi, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar, të besonin se asnjëherë në Shqipëri nuk do të ishte e mundur që ligji të ishte i barabartë për të gjithë dhe që askush të mos ishte mbi ligjin. Ndërkohë u mundësua që sot ne të shohim se edhe në Shqipëri, si në çdo vend ambicioz është e mundur që njerëz me pushtet, të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv, të thirren për të dhënë llogari para ligjit për shkelje të ligjit”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, është diçka, peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do të mund ta konceptojë të tërën shumë vite më pas.

“Por një gjë ne e dimë që sot. Kur nisëm përpjekjen për Reformën në Drejtësi dhe morëm mbështetje nga aleatët tanë, të gjitha anketimet dhe pyetjet lidhur me këtë reformë që i bëheshin publikut gjenin një mbështetje masive, pavarësisht përkatësive politike dhe përtej polarizimit tradicional politik të majtë dhe të djathtë, të interesuar apo jo për partitë”, tha Rama.

“Nuk është sekret që këtu ne kemi problem të gjejmë konsensusin dhe nëse pyetemi sa është ora kemi një orë të majtë, një të djathtë dhe një orë të qendrës. Por pyetjes nëse ata që mbështesnin Reformën në Drejtësi e besonin që në jetën e tyre do të shikonin njerëz të pushtetshëm para drejtësisë, shumica do përgjigjeshin ‘jo’”, shtoi Rama.

Ndërkohë kryeministri theksoi se sot jetojmë një kohë kur momenti i pandëshkueshmërisë dhe miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar.

“Kemi shumë punë për të bërë akoma. Kemi folur për sfida, nevojën e thellimit të Reformës, nevojën e përballimit të fenomenit të korrupsionit si një fenomen që duhet parë tanimë në lupën edhe në procesin e integrimit me të gjitha kërkesat e veta. Por nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e këtij partneriteti, kësaj miqësie, kjo arsye është angazhimi i partnerëve tanë strategjikë në mbështetje dhe ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë që dukej e palëvizshme për gjithë jetën dhe gjithë brezat”, nënvizoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"