Peleshi, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet sot në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Peleshi zhvilloi gjithashtu takime me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zhvillimet infrastrukturore.
Peleshi u shpreh se, është me rëndësi koordinimi i veprimeve të përbashkëta dhe rritja e vizibilitetit për Korridorin VIII në mbështetje të forcave të përparuara të NATO-s.