Gonxhja: Vizita e Blinken konfirmoi Shqipërinë si partnerin strategjik të SHBA në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagon në lidhje me vizitën e Blinken në Tiranë.
“Vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit bilateral dhe konfirmoi Shqipërinë si partnerin strategjik të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor”.
Kështu theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, lidhur me vizitën e Blinken në Tiranë.
“Nëpërmjet kësaj vizite, SHBA-ja dhe Shqipëria rikonfirmuan bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, energjinë, arsimin, zhvillimin ekonomik, trashëgiminë kulturore e inovacionin, rëndësinë e krijimit të kushteve të favorshme për biznesin dhe investitorët në Shqipëri, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së investimeve, ku vetëm në 5 vitet e fundit kemi 3-fishim të investimeve amerikane në Shqipëri”, tha Gonxhja.
🇺🇸🤝🇦🇱 Vizita zyrtare e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Z.Antony Blinken, shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e…
Posted by Blendi Gonxhja on Thursday, February 15, 2024