Navalny, opozitari i burgosur dhe i vdekur nën regjimin putinist

U helmua, u burgos, u dënua dhe vdiq në burg. Alexei Navalny e pagoi me jetën e tij luftën kundër Vladimir Putinit


U helmua, u burgos, u dënua dhe vdiq në burg. Alexei Navalny e pagoi me jetën e tij luftën kundër Vladimir Putinit duke denoncuar pa u lodhur represionin dhe korrupsionin e regjimit të tij si dhe sulmin që ai filloi kundër Ukrainës.

I burgosur që nga janari i vitit 2021, gushtin e kaluar, atij iu dha një tjetër dënim, 19 vjet për ekstremizëm, që do ta kalonte në një nga institucionet më të ashpra në sistemin rus të burgjeve.

Ai u transferua në fund të vitit 2023 në një qendër të largët penale në Arktik, e cila njoftoi sot vdekjen e tij.

Në moshën 47-vjeçare, ky biond i gjatë me sy blu depërtues, shfaqet i hollë dhe i moshuar, sidomos pas një helmimi që pësoi në vitin 2020, një greve urie dhe qëndrimeve të përsëritura në izolim.

Por, burgu nuk e kishte zbehur vendosmërinë e tij.

Gjatë seancave dhe në mesazhet e transmetuara përmes avokatëve të tij, ai vazhdoi të ofendonte Vladimir Putinin, të cilin e kishte përshkruar si “një gjysh të fshehur në një bunker”.

Gjatë gjyqit të tij për “ekstremizëm”, në fillim të gushtit 2023, ai kritikoi “luftën më budallaqe dhe më të pakuptimtë të shekullit XXI”, duke iu referuar sulmit rus kundër Ukrainës.

Në mesazhet e tij në internet, ai ishte ironizues për bullizmin që i bënte administrata e burgut.

Në veçanti, e detyroi atë të dëgjonte, ditë pas dite, të njëjtin fjalim të Vladimir Putinit, ku ky i fundit merrej me të.

Alexei Navalny u përpoq gjithashtu të tregonte mbështetje për shokët e tij në fatkeqësi, të burgosur si rezultat i represionit, duke denoncuar një sistem drejtësie “fashiste” ruse.

Navalny u përpoq gjithmonë të shfaqte njëfarë optimizmi.

”Unë e di se errësira do të zhduket, se ne do të fitojmë, se Rusia do të bëhet një vend paqësor, i ndritshëm dhe i lumtur”, shkroi ai në qershor 2023.

Navalny, i cili për një kohë flirtoi me nacionalizmin, u shndërrua kritikuesi numër një i Putinit dhe “partisë së tij të hajdutëve dhe mashtruesve”.

Ai u bë i njohur fillimisht duke bashkëpunuar në organizimin e demonstratave të mëdha të opozitës në 2011 dhe 2012, të cilat përfundimisht u shtypën.

Në vitin 2013, ai doli i dyti në zgjedhjet komunale në Moskë, një turne që e përforcoi famën e tij.

Navalny arriti të ndërtojë një bazë mes rinisë urbane dhe të lidhur ruse, por popullariteti i tij në shkallë kombëtare dhe transgjenerative mbetet shumë i kufizuar.

Ndër kritikuesit e pushtetit rus, disa ende e kritikojnë atë për flirtet e tij me të djathtën ekstreme ose paqartësinë e tij në aneksimin e Krimesë ukrainase në vitin 2014 nga Rusia.

Në prag të vdekjes, ai u transferua në Gjermani për mjekim, me marrëveshjen e Kremlinit.

I kuruar dhe larg frikësimit, Alexei Navalny bëri një rikthim të madh në dhjetor 2020 duke futur në kurth një agjent rus i cili pranoi, në telefon, se helmimi i tij ishte me të vërtetë punë e shërbimeve sekrete.

Në këtë proces, duke refuzuar çdo ide mërgimi, ai u kthye në Rusi më 17 janar 2021, i sigurt se do të arrestohej atje.

Sapo mbërriti në aeroport, para kamerave të gjithë botës, ai u vu në paraburgim.

“Unë nuk do të hesht dhe shpresoj që të gjithë ata që më dëgjojnë të mos heshtin”, tha ai në gjykatë në shtator 2022, pasi kishte kaluar 12 ditë në izolim për denoncimin e ofensivës ruse kundër Ukrainës.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…