Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Klima e biznesit në Shqipëri, më e mira në rajon

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se, Shqipëria ka parë një boom të rritjes ekonomike dhe se situata ka ndryshuar prej shumë vitesh.


Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se, Shqipëria ka parë një boom të rritjes ekonomike dhe se situata ka ndryshuar prej shumë vitesh.

“Ka pasur shumë ndryshime në infrastrukturë. Më profesionistë në vendin e punës. Mundësi që të ndjekin projekte deri në fund, pra ka pasur ndryshime serioze. Edhe nga 2010 janë bërë shumë ndryshime që shihen nga të gjithë”, tha ai.

Megjithatë ai shtoi se, ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se Shqipëria është partnere strategjike e SHBA.

“Ka një ndryshim edhe në drejtësi. Unë them që indeksi duhet të jetë më lart, pavarësisht ndryshimeve për mirë. Reformat e ndërmarra nga qeveria kanë përmirësuar investimet, por ne presim më shumë ndryshim”, shtoi ai.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve u shpreh se, Shqipëria është një vend që ka shumë avantazhe, sa i përket klimes së biznesit.

Ai vuri theksin edhe tek zhvillimi i teknologjisë, duke e konsideruar si një fushë të rëndësishme dhe një mundësi edhe për të rinjtë.

Klima e biznesit në Shqipëri, tha ai, “është më e mira në rajon”.

“Shqipëria ka shumë avantazhe, duke nisur nga klima, gjuha, gjallëria që ka këtu. Unë mendoj që amerikanët mund të vijnë të banojnë këtu, pse jo edhe gjermanët. Shqipëria është një vend ku ka jetë. Këtu po punohet për të përmirësuar jetën. Fusha teknologjike është shumë e rëndësishme. Programimet po ashtu janë me rëndësi”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj interviste Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë foli edhe për sfidat e të bërit biznes në Shqipëri. Ai u shpreh se faktorët kryesorë janë të favorshëm dhe se në këtë drejtim po bëhen hapa të duhur.

“Ka një perceptim se ka shumë risk, por në realitet nuk ka aq sa mendohet. Ky është një vend i vogël dhe ka shumë mundësi që gjërat të zgjidhen. Megjithatë mund të them se ka probleme që pengojnë. Por mendoj që nëse flasim apo punojmë, gjërat mund të zgjidhen. Ne kemi kërkuar dialog dhe jo vetëm të shpallim një ligj, por duhet të bashkëbisedojmë. Dhe gjërat kanë lëvizur në këtë drejtim. Janë bërë takime, pra është hapur edhe një ‘shtëpi e biznesit’ në krah të Kryeministrisë. Edhe vetë kryeministri është shprehur se mirë është të ulemi dhe të trajtojmë problemet reale”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…